"Forbes": 10 sportistët më të paguar , kryeson Woods
Revista amerikane "Forbes" ashtu siç do fundviti bën llogaritë edhe në sport dhe siç është bërë tashmë një zakon kjo revistë e specializuar në gjithçka që është ekonomike dhe që ka të bëjë me klasifikime edhe për 12 muajt e fundit ka publikuar listën me 10 sportistët më të paguar në botë. Edhe njëherë në majë qëndron golfisti amerikan Tiger Woods i cili pavarësisht atyre që kanë ndodhur me jetën i tij private pas aksidentit të disa javëve më parë qendron në majë me 67 milionë euro fitime gjatë vitit të fundit. Kështu Tiger Woods qëndron sportisti më i pasur i planetit ,ky për golfistin është një tjetër rekord që nga viti 1996 kur ai është profesionist. Woods është i pari sportist që ka kaluar barrierën e miliardit, por pas skandalit atij kanë filluar t'i largohen sponsorët ku Pepsi tashmë është tërhequr.
Në vend të dytë është lojtari i Los Angelos Galaxy dhe i kombëtares angleze David Beckham që gjatë 12 muajve të fundit ka përfituar 42 .2 milionë euro.
Anglezi ndiqet nga një tjetër golfist Fil Mikelson me 35 milionë euro ndërsa në vend të katërt është një kampion absulut në Moto Gp italiani Valentino Rossi me 32 milionë euro.
Në vendin e pestë të kësaj renditjeje të "Forbes" është basketbollisti amerikan Le Bron James me 28 milionë euro përfitime vitin e fundit, ndërsa pas tij vjen Roger Federer kampioni dhe numri një në tenis me 27 milionë euro .Vendi i shtatë është për lojtarin e bejzbollit Alex Rodriges me 26 milionë euro . Në vendin e tetë dhe të nëntë janë dy pilotë të Formula 1 respektivisht Luis Hamilton me 25 milionë euro dhe Kimi Raikonnen me 24 milionë euro. Mbyll dhjetë më të paguarit e vitit 2009 basketbollisti legjendar Shakil O'nill me 23 ,5 milionë euro .Ndërsa portugezi i Realit të Madridit Ronaldo duhet të kënaqet me vetëm 17 milionë euro përfitime nga 12 muajt e fundit.