E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e burgosura, sot konferenca "Realitete që flasin"

Këto gra, i kemi parë vetëm matanë hekurave të qelisë dhe në gjykatë, por për nder të Ditës Botërore për të Drejtat e Njeriut, gratë e dënuara , kanë organizuar një ekspozitë në Muzeun Kombëtar . Përmes këtij aktiviteti synohet që me punimet e dorës të bëra nga vetë gratë e dënuara të promovohet përpjekja e tyre për të ndryshuar .
Aktualisht në burgun e grave janë 90 gra të ngujuara dhe sipas drejtoreshës se burgut të grave , Irena Çela , shumë shpejtë do të realizohet projekti për punësimin e 60 grave të denuara .

Aktiviteti "Realitete që flasin" është organizuar nga rrjeti i gruas për "Barazi në vendimmarrje" në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve dhe institutin e ekzekutimit te vendimeve penale Ali Demi në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›