Forca Ajrore i vjen në ndihmë një shtetasi nga Kosova, në Curraj të Epërm

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Forca Ajrore i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shpëtuar një shtetas nga Kosova, i cili ishte pickuar nga gjarpri helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm.
Ngjarja ndodhi dje, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.
Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, ekipi i Forcës Ajrore iu bashkua autoriteteve vendore dhe e transportuan të lënduarin në spitalin e Bajram Currit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau videon nga momenti i shpëtimit të qytetarit duke theksuar vlerësuar vendosmërinë dhe guximin e “djemve të Forcës Ajrore, në përgjigje të thirrjes së emergjencës, ku reagimi në kohë shpëton jetë”.
/m.q/ /a.g/