E Diel, 1 Nëntor 2026

Forca Tokësore bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey për forcimin e kapaciteteve mjekësore

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Petrit Çuni, priti në takim drejtoreshën e Zyrës së Shërbimit Mjekësor në Byronë e Gardave Kombëtare të SHBA-së, gjeneralmajor Lisa Hou.

Gjatë takimit, gjeneralmajor Çuni vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të Forcës Tokësore me palën amerikane, veçanërisht me Gardën Kombëtare të New Jersey, ndërsa u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të këtij partneriteti.

Në vijim të vizitës, gjeneralmajor Hou vizitoi Qendrën Shëndetësore të Forcës Tokësore dhe Spitalin Fushor ROL 2, ku u njoh nga afër me kapacitetet dhe strukturat e mbështetjes shëndetësore.

Vizita synoi edhe shkëmbimin e përvojave në fushën e shërbimit mjekësor ushtarak dhe forcimin e bashkëpunimit mes strukturave përkatëse.

Sipas Forcës Tokësore, partneriteti Shqipëri-SHBA dhe bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë së Forcës Tokësore.

Forca Tokësore theksoi se mbetet e angazhuar në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›