E Diel, 1 Nëntor 2026

Forca detare përfundon angazhimin në operacionin e NATO-s “Sea Guardian 26-3” në Mesdhe

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi sot përfundimin me sukses të operacionit “Sea Guardian 26-3” në detin Mesdhe, një mision i rëndësishëm i NATO-s për forcimin e sigurisë detare dhe promovimin e stabilitetit në rajon.

Në operacion morën pjesë forcat detare të Shqipërisë, Italisë dhe Kroacisë, të cilat bashkëpunuan ngushtë për realizimin e objektivave të misionit.

Një kontribut të veçantë dha edhe Forca Ajrore Belge, e cila realizoi dislokimin e saj të parë ndërkombëtar dhe mbështetjen e parë operacionale për misionet e NATO-s me një sistem të avancuar pa pilot.

“Aleatë në det dhe në ajër, të bashkuar nga një qëllim i përbashkët: një Mesdhe më i sigurt, më i qëndrueshëm dhe më i mbrojtur”, theksoi ministri Nufi në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 7

/gj.m/j.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›