Forca e Sigurise se Kosoves nje vit pas krijimit

Forca e Sigurise se Kosoves eshte ne rruge te duhur qe te arrije kapacitetet e saj te plota operacionale megjithate ky proces do te vazhdoje te pakten edhe nje vit. Keshtu thone ushtarak te KFOR-it te cilet trajnojne forcen kosovare te sigurise.
Ne prag te njevjetorit te arritjes se kapaciteteve te para operacionale te kesaj trupe ministri i Forces se Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota thote se deri ne vitin 2012 kjo trupe do te arrije kapacitetet e plota operacionale per te vazhduar me detyrat shtese bazuar ne planet politiko-ushtarake.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtare te KFOR-it ne Kosove.
Tani po shkojme drejt kapaciteteve te arritjeve te plota operacionale dhe do te kemi edhe nje fushate rekrutimi edhe ne vitin 2011 per rekrutet e rinj. Do te kemi edhe nje fushate tjeter rekrutimi per perberjen e dyte rezerve pjesen plotesuese dhe deri ne fund te vitit 2011 do te kemi numerikisht strukturen dhe kapacitetet tona thote ministri Mujota.
Ne deri ne vitin 2012 jemi perqendruar te arrijme kapacitetet e plota operacionale sipas Kushtetutes dhe ligjeve qe vepron Forca e Sigurise se Kosoves dhe sigurisht mendohet se edhe pas vitit 2012 te kemi planet e duhura politiko-ushtarake te cilat duhet te kene vendime te koordinuara per detyrat shtese qe duhet ti kete nje force profesionale ne kuader te nje shteti thote ministri Mujota.
Qe te permbushet ky proces i ndertimit teForces se Sigurise se Kosoves te angazhuar ne trajnime jane ushtarake te KFOR-it ne Kosove thote per programin tone zedhenesi i KFOR-it kapiteni Hans Dieter Wichter. Ne vazhdojme te trajnojme oficeret dhe pjestaret tjere qe tu japim atyre jo vetem keshilla por edhe pervojen e nevojshme per detyrat qe ata i presin. Mendoje se Forca e Sigurise se Kosoves eshte ne rruge te duhur dhe ata jane te pergatitur mire per obligimet qe dalin nga kjo trupe tha zedhenesi i KFOR-it Hans Dieter Wichter.
Obligimet qe ka tash per tash kjo trupe kane te bejne vetem me emergjenca civile ashtu sic parashihet ne planin e Marti Ahtisarit. Ne baze te ketij plani brenda kesaj trupe duhet te kete se paku 10 perqind pjestar te pakicave. Sipas minisitrit te Forces se Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota kjo perqindje gati eshte arritur. Deri ne kete faze kur ne kemi afersisht 80 per qind te kapaciteteve te ofruara perfshirja e komuniteteve pakice ne Forcen e Sigurise te Kosoves arrin rreth 8.3 perqind dhe kjo eshte nje perqindje solide dhe gjitheperfshirese ne kuder te diversitetit etnik kulturor dhe religjioz qe kemi ne Kosove thote ministri Mujota.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Forcat e Sigurise se Kosoves
Forca e Sigurise se Kosovespo nderton kapacitetet e saja krahas reduktimit te trupave te KFOR-it ne Kosove. Faza e pare e reduktimit te trupave tashme ka perfunduar dhe ne Kosove ka aktualisht 10 mije trupa paqerujatese. Faza e dyte e reduktimit akoma nuk ka filluar sepse per kete duhet te merren vendim politik ne seline e NATO-s ne Bruksel thote zedhenesi i KFOR-it. Nuk ka akoma vendim pernje reduktim te dyte te trupave deri tash por sidoqofte ne jemi operacional dhe jemi te gatshem te zgjidhim cfaredo situate qe kerkohet ne Kosove thote zedhenesi Hans Dieter Wichter.
Forcat paqerujatese ne kete faze udhehiqen nga gjenerali gjerman Erhard Buhler. Gjate marrjes se detyres gjenerali Buhler se bashku me komandantin e krahut jugore te NATO-os admiralin Mark Fitzgerald thane se ata jane te gatshem te implementojme vendimet politike te cilat merren ne Bruksel. Sipas tyre koha kur do te filloje faza e dyte e reduktimit te KFOR-it varet nga vleresimi i situates se sigurise. Mirepo ajo qe eshte e qarte dhe qe eshte thene disa here nga ushtarak te KFOR-it ne Kosove do mbesin vetem 2500 trupa te NATO-s.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama