Ndryshimet ne kabinetin qeveritar ne Shqiperi

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto presidenti Bamir Topi Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi dekretoi sot pasdite 14.09.2010 ndryshimet ne qeverine e kryeministrit Sali Berisha. Levizjet ishin vetem ne perfaqesimin e Levizjes Socialiste per Integrim ne qeverisje duke larguar nga posti ministrin e Ekonomise dhe te Energjetikes Dritan Prifti dhe ne vend te tij u emerua kryetari i LSI-se Ilir Meta. Postin e ministrit te Jashtem qe mbahej nga Meta e ka zene Edmond Haxhinasto nje ish-diplomat dhe funksionar ne kete ministri.
Vetem pak ore ju desh kryeministrit Sali Berisha qe te miratonte propozimet qe i erdhen nga aleati kryesor ne qeverisje Levizja Socilaiste per Integrim. Po keshtu ishte vetem ceshtje oresh qe Presidenti i Republikes te dekretonte largimin e Dritan Priftit levizjen e Ilir Metes nga Ministria e Jashtme tek ajo e Ekonomise dhe Energjetikes si dhe ardhjen e Edmond Haxhinastos ne postin e shefit te diplomacise shqiptare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Robert Rakipllari Robert Rakipllari kryeredaktori i se perditshmes me te madhe ne Shqiperi Panorama i vlereson levizjet me te fundit ne rradhet e LSI-se si rezultat i nje lufte te ftohte prej kohesh ne lidershipin e saj. Gjithashtu ajo ishte pasoje edhe e marredhenieve te veshtira mes Ilir Metes dhe Sali Berishes te krijuara nga ish-ministri Dritan Prifti thote Rakipllari per DW.
Tashme pozita e Ilir Metes ne qeveri eshte forcuar dhe te tre ministrat qe perfaqesojne LSI-ne ne kabinetin qeveritar jane totalisht te kesaj force politike dhe nen kontrollin e zotit Meta. Nga ana tjeter kreu i LSI-se ka pare gjate ketij viti se ministria e Ekonomise dhe Energjitikes eshte nje ministri qe permbledh shume interesa politike e financiare dhe te biznesit ne pergjithesi qe jane me te rendesishme per nje kryetar partie per te pasur me shume rezultate per partine e tij.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Arban HasaniAnalisti politik Arban Hasani shikon ne keto levizjet e fundit te LSI-se menjanimin e nje figure kyc te saj qe eshte Dritan Prifti. Hasani e pershkruan Priftin si kumbaren e koalicionit PD - LSI ai qe ngjizi per here te pare ne Shqiperi aleancen mes nje force te djathte dhe nje te majte. Nga ato qe jane thene deri me tani si nga Meta ashtu dhe nga Berisha por dhe vete Dritan Prifti mbeten nje sere pikepyetjesh per menjanimin e tij aresyet e verteta te ketij aksioni politik te koalicionit qeveritar thote Arban Hasani per DW.
Nese kjo eshte nje levizje e sinqerte e zotit Meta tashme te gjithe akuzat per korrupsion kalojne ne krahun e Partise Demokratike dhe zotit Berisha. Kjo do te thote qe duke bere koke turku Priftin topin Meta e ka kaluar ne fushen e PD-se dhe zotit Berisha. I mbetet PD-se te sqaroje se cilat jane pozicionet e saj ne raport me koalicionin se cilat do te jene reagimet e strukturave te PD-se per keto levizje te faktit te kryer qe ka bere LSI-ja. Kjo mund te sjelle probleme brenda PD-se e cila nuk ka mbyllur ende procesin e zgjedhjeve brenda strukturave te saj qe kane nisur prej nje viti.
Autor Arben Muka
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora