E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Forca lal”, Ristani i uron Ramës rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës, tregon merakun e Erion Veliajt

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me punonjësit e bashkisë së Tiranës pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”.kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliaj, Anuela Ristani mbajti fjalën hapëse në takim. Ajo tregoi merakun e Veliajt dhe theksoi se puna nuk ka mbaruar ende. Gjithashtu i uroi rikthim në skuadrën e Tironës kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Ristani: Puna jonë nuk ka mbaruar ende, Tirana është krenare të mbajë titullin e kryeqytetit mesdhetar. Ka krijuar reputacionin e saj si kryeqyteti europian i rinisë dhe sportit. Puna jonë ende nuk ka mbaruar. Nëse ai do të ishte këtu jam e bindur që secilit prej jush do t’i thoshte “forca lal”.

‘Pastrimi duhet të vijojë me kujdes dhe sqimë nga të gjithë’ thoshte Veliaj. Një merak i kryetarit ishte edhe arsimi dhe ndërtimi i shkollave të reja. Puna do të vijojë me shkolla, ushqimin për shkollat 9-vjeçare dhe ndërtimin e konvikteve të tjera në Qytet Studenti.

Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit “jeni më të mirët, ecim përpara” dua tju ftoj të shohim një përmbledhje të disa punëve që për shumë njerëz edhe mund të jenë harruar. I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›