E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat Speciale, në stërvitje të avancuar operacionale

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga stërvitja e Forcave Speciale, duke sjellë në vëmendje nivelin e përgatitjes dhe gatishmërisë së forcave elitare shqiptare.

Pamjet e publikuara tregojnë efektivët gjatë skenarëve të ndryshëm luftimi në terren, ku dallohet qartë ritmi i lëvizjes taktike, bashkëveprimi mes grupeve dhe mënyra se si njësitë koordinojnë veprimet nën kushte presioni operacional.

Ushtrimi duket i orientuar drejt reagimit të shpejtë dhe menaxhimit të situatave dinamike në terren.

Efektivët janë të pajisur me uniforma kamuflazhi, helmeta balistike moderne dhe sisteme komunikimi të integruara, elementë që u mundësojnë ruajtjen e kontaktit të vazhdueshëm gjatë veprimeve taktike.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›