Forcat e Assadit avancojnë në Homs
Forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë avancuar në qarkun Khaldijeh të Homsit, i cili kontrollohet nga rebelët.
Aktivistët e opozitës dhe burimet qeveritare kanë raportuar për bombardime të rënda të ushtrisë.
Ushtria ka nisur fushatën për rikthimin e territorit që para dhjetë ditësh.
Kombet e Bashkuara thonë se mbi 90,000 njerëz kanë humbur jetën që kur ka nisur kryengritja kundër Assadit në mars të vitit 2011.