E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa viziton ishullin e emigrantëve

Papa Françesku ka mbajtur një meshë për emigrantët në ishullin italian të Lampeduzës, duke dënuar indiferencën globale për gjendjen e tyre.

Me të mbërritur në ishull Papa, ka hedhur kurora me lule në det, në kujtim të atyre që janë mbytur gjatë përpjekjeve për të arritur Evropën.

Kemi humbur ndjenjën e përgjegjësisë vëllazërore. Kemi harruar se si ti qajmë emigrantët e humbur në det, ka thënë Papa.

Lampeduza është duke luftuar me numër enorm të emigrantëve të paligjshëm.

Ishulli është një nga portat më të afërta të Evropës për afrikanët që ikin nga varfëria dhe konfliktet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›