Forcat e Gadafit do ndërpresin operacionet luftarake
Forcat besnike të Gadafit njoftuan se të dielën në 20 mars do t`i ndërpresin operacionet luftarake, në mënyrë që t`u mundësojë forcave anti-qeveritare të dorëzohen dhe të shfrytëzojnë amnistinë. Lajmi është bërë i ditur në televizionin shtetëror, ndërkohë që luftimet e ashpra midis këtyre dy forcave vazhdojnë në qytete të rëndësishme të Libisë. Në qytetin Axhdabija, mercenarët janë sulmuar sërish. Edhe në Bengazi, forcat e kolonelit, janë shumë pranë hyrjes së tij. Në sajë të bombardimeve, mercenarët arritën të merrnin aeroportin dhe disa lagje në hyrje të qytetit.
Ndërkohë që një rezolutë e OKB-së parashikon mbrojtjen e civilëve në cdo mënyrë. Ndërsa zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit William Burns, ka deklaruar lidhur me disa sanksione të tjera ndaj Tripolit, se SHBA është në favor të disa masave të cilat nuk parashikojnë dërgimin e trupave në vend.
Por Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake, Andres Fogh Rasmusen, u shpreh se sa më parë që OKB të arrijë një marrëveshje për Libinë, aq më mirë do të jetë. Sipas tij, kriza e Tripolit tashmë ka kaluar në pikë kritike, dhe koha për të vepruar është gjithnjë e me vogël. Ai ka deklaruar se është e papranueshme një fitore e Gadafit dhe konfirmon se NATO është e gatshme të ndërhyjë për të mbrojtur popullsinë civile nga sulmet e regjimit.
Ndërsa BE ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me eksodet masive të popullit libian jashtë vendit të tyre.