E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcat ruse ndërmarrin sulm ajror mbi Lviv dhe Kiev

Rusia ka vazhduar edhe sot në ditën e 51 të agresionit me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Mëngjesin e së shtunë shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe Lviv.

Në aplikacionin e mesazheve Telegram, guvernatori Maksym Kozytskyi tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale.

Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës po funksiononte, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte ndonjë viktimë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›