Moska shpall “non grata” 8 anëtarë të delegacionit të BE-së në Rusi

Moska dëbon 18 anëtarë të përfaqësimit të BE-së nga Rusia, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.
“Si përgjigje ndaj veprimeve armiqësore të Bashkimit Evropian, 18 punonjës të delegacionit të BE-së në Rusi janë shpallur “persona non grata” dhe do të duhet të largohen nga territori i Federatës Ruse në të ardhmen e afërt” bëri të ditur ministria në një deklaratë të saj.