Forcim i bashkëpunimit me Qendrën Kombëtare të Gjakut në Itali

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Mjekësia transfuzive dhe trajtimi i patologjive të lindura të gjakut ishin fokusi i takimeve dyditore të zhvilluara në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, Tiranë, mes përfaqësuesve të Qendrës Kombëtare të Gjakut në Itali, Qendrës Kombëtare të Gjakut në Shqipëri si dhe mjekëve të disa prej shërbimeve mjekësore.
E pranishme në takim, drejtoresha e përgjithshme e QSU “Nënë Tereza”, Alma Cani, theksoi gatishmërinë e ekipit profesionist për zbatimin e praktikave më të mira në shërbim të trajtimit dhe rikuperimit sa më të shpejtë të pacientëve.
Takimet mes ekipeve shërbejnë si një mënyrë e mirë për forcimin e partneritetit mes palëve, me qëllim përmirësimin dhe përqafimin e praktikave më të mira të kujdesit shëndetësor.
1 nga 6/r.e/