Forcimi i administrates publike Shqiperia firmos paktin ne Serbi
zv. ministri i Brendshem Ferdinand Poni ai qe ka marre pjese per palen shqiptare ne nenshkrimin e paktit.
Forcimi i administrates publike ishte fokusi kryesor i konferences me titull Sherbimet aftesite dhe kapaciteti sfidat kryesore ne ndertimin e nje administrate publike moderne ne Evrope mbajtur ne kryeqytetin serb. Ne konference moren pjese edhe zyrtare te larte nga vendi yne. Duke e vleresuar forcimin e kapaciteteve administrative si nje element i rendesishem per hyrjen ne BE ka qene edhe vete zv. ministri i Brendshem Ferdinand Poni ai qe ka marre pjese per palen shqiptare ne nenshkrimin e ketij dokumenti te rendesishem. Sipas nenshkruesve te ketij dokumenti nje administrate me e mire e shtetit eshte ne te njejten kohe edhe menyra me e mire per shtetin qe ai te rivendose besimin e njerezve ne kohen e krizes ekonomike.Vendet ne Evropen Juglindore mund te ndihmojne njeri-tjetrin ne procesin e reformes se administrates publike sepse kjo ngre kredibilitetin e te gjithe rajonit - thane ata. Duke shtuar se administrata publike duhet te shnderrohet ne nje faktor te zhvillimit ne vend dhe aspak ne nje pengese. Shqiperia Maqedonia Mali i Zi Serbia dhe Sllovenia nenshkruan nje deklarate mbi bashkepunimin rajonal per modernizimin e administrates publike. Dokumenti i rendesishem eshte firmosur i pari nga ministri i Administrates Publike i Serbise Milan Markovic i cili ishte edhe organizatori kryesor i konferences. Sic pohojne mediet serbe me nenshkrimin e ketij dokumenti vendet nenshkruese angazhohen per nje bashkepunim i cili do tu siguroje nje jete me te mire qytetareve ne te ardhmen. Ministri serb nga ana e tij theksoi se modernizimi i administrates publike synon ngritjen e kapaciteteve te mjaftueshme administrative per harmonizimin e legjislacionit kombetar me ligjin e BE-se. Kjo konference rajonale mblodhi se bashku mbi 200 pjesemarres ministrat e administrates publike nga Mali i Zi Kroacia Bosnje-Hercegovina Sllovenia Maqedonia Shqiperia dhe Serbia perfaqesues te institucioneve te BE-se perfaqesues te agjencive qeveritare sektorit civil etj. Zv. kryeministri serb per Integrimin Evropian Bozhidar gjithashtu mori pjese ne nenshkrimin e kesaj deklarate duke shprehur besimin e tij se vendet qe e nenshkruan ate gezojne kapacitetet per te siguruar perparim te shpejte ne kete sektor. Konferenca arriti ne perfundimin se ne rrethanat bashkekohore politike dhe ekonomike kur Komisioni Evropian ka nevoje per te gjetur zgjidhjet e veta mbi problemet ekzistuese ne gjirin e tij dhe vendet e rajonit tone ku ben pjese edhe Shqiperia duhet te bejne pjesen e tyre per te vazhduar procesin e reformave dhe permiresimin e punes se shoqerive te tyre.