E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa studimi ne Zvicer

Konfederata e Zvicres ofron bursa studimi per vitin akademik 2012-2013 per studentet qe kane perfunduar studimet universitare me rezultate te shkelqyera. Keto bursa studimi shteterore ofrohen ne fushat kerkim shkencor dhe programe te studimeve ne nivelin Master sipas njoftimit te Ministrise se Arsimit.

Studimi mundesohet ne te gjitha fushat pervec studimeve ne degen e Arteve te Bukura dhe ne Muzike. Periudha e mbulimit te burses nis ne fillim te vitit akademik nga muaji shtator deri ne qershor dhe programet e studimit parashikohen vetem me kohe te plote.

Aplikantet duhet te jene nen moshen 35-vjecare dhe duhet te jene pajisur me diplome per studimet Bachelor apo Master. Pervec kesaj aplikanti duhet te marre pjese ne nje program plotesues ose te arrije kreditet ECTS qe te permbushe kerkesat e pranimit ne universitet.

Mesimdhenia ne universitetet zvicerane ofrohet ne gjuhet anglisht frengjisht gjermanisht dhe italisht kjo ne varesi te universitetit ku aplikanti deshiron te studioje. Ne deget inxhinierike dhe te shkencave natyrore mesimdhenia kryhet vetem ne gjuhen angleze.

Afati i aplikimit eshte deri me 15 Janar 2012. Aplikimet per burse studimi duhet te paraqiten ne 3 tri kopje brenda afatit ne Ambasaden Zvicerane ne Tirane. Aplikimi online nuk eshte i pranueshem. Ai duhet te behet ne Ambasaden e Zvicres ku te interesuarit pajisjen me paketen e aplikimit pas kontaktit me personat pergjegjes. Paraqitja e kerkeses se studimit behet vetem ne nje universitet zviceran.

Ministria e Arsimit ftoi dje te interesuarit qe per informacione te metejshme te interesuarit mund te vizitojne faqen zyrtare te Ambasades se Zvicres ne Tirane ne http//www.eda.admin.ch/tirana.

Dokumentet

a Formulari zyrtar i aplikimit FCS 2012-2013 i cili merret prane Ambasades se Zvicres ne Tirane

b fotokopje te diplomes nga universiteti dhe certifikata e notave

c 2 letra rekomandimi nga profesore

d per programin e kerkimit shkencor duhet te paraqitet nje propozim per fushen e caktuar kerkimore ku aplikanti eshte i interesuar afersisht 5 faqe duke perfshire nje permbledhje te rezultateve te punes kerkimore te deritanishme dhe rendesine qe do te jape marrja e burses ne rezultatet e ardhshme

dh per programin e masterit duhet te paraqitet deklarate personale deri ne 2 faqe ku te theksohen arsyet e studimeve ne Zvicer rendesia e zgjedhjes per te ardhmen e karrieres tuaj dhe te projektit profesional

e curriculum vitae e keshillueshme sipas modelit Europass i cili mund te gjendet ne link-un https//europass.cedefop.europa.eu/cvonline/cv.jsplocaleStr=enGB

f per kerkimet shkencore nevojitet nje kopje e deklarates se profesorit nga universiteti zviceran perkates ku ai/ajo pranon te jete drejtuesi juaj gjate kerkimit shkencor

h nje certifikate shendetesore te leshuar vetem nga FCS

g per programin Master nevojitet nje certifikate e zoterimit te gjuhes sipas kerkesave ne programin Master shiko piken 2.1 ne Application Guidelines ne faqen zyrtare te ambasades se Zvicres ne Tirane

i kopje te pasaportes.

BE-ja jep 2.5 milione euro per turizmin ne Durres

Bashkimi Evropian ka dhene nje fond prej 2.5 milione eurosh per turizmin ne Durres pas pranimit te projektit te hartuar nga Bashkia dhe ATA. Keto dite Bashkia e Durresit dhe Shoqata Shqiptare te Turizmit-ATA prezantuan projektin e ri turistik Produkti Turistik i Durresit sfidat per te ardhmen projekt i cili ka filluar ne shkurt te vitit 2011 dhe perfundon ne janar te vitit 2014. Fondi i ketij projekti eshte 2 milione e 500 mije euro dhene nga BE-ja ku Bashkia e Durresit perfiton nje fond prej 220 mije eurosh per promovimin dhe zhvillimin e turizmit ne kuader te ketij projekti. Gjate prezantimit te projektit Vangjush Dako kryetari i Bashkise tha ky eshte nje projekt i rendesishem per sa i perket hovit qe do ti jap ai zhvillimit te turizmit projekti qe prezantojme tregon qarte qe qyteti yne Durresi permbledh ne vetvete nje potencial te madh vlerash duke kontribuar ndjeshem ne rrugen e Shqiperise drejt Integrimit ne Bashkimin Evropian. Turizmi mbetet prioriteti qeverise dhe promotori i zhvillimit ekonomik ndaj meriton vemendjen e te gjitha paleve per te punuar me shume ne rritjen dhe permiresimin e performances se ketij sektori jo vetem ne nivel lokal dhe kombetar. Projekti i financuar nga BE-ja trajton turizmin si ceshtje pa konture dhe pa kufij - tha Dako. Perfaqesuesit e ATA-s deklaruan sistemi qe paraqet ky projekt do te bazohet ne permiresimin e cilesise te paketave turistike te destinuar ndaj tregut nderkombetar ne ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve kulturore natyrore dhe historike ne krijimin i nje plani zhvillimi te produktit turistik dhe mbi te gjitha ne perfshirjen e te gjithe operatoreve te sherbimeve burimeve dhe produkteve turistike.

Ajazi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›