Forcimi i konkurrueshmerise
1. Pak dite me pare si zakonisht cdo shtator Forumi Ekonomik Boteror FEK botoi Raportin e Konkurrueshmerise Globale RKG. Raporti jep Indeksin e Konkurrueshmerise Globale IKG te 139 vendeve te botes zberthyer sipas 12 shtyllave ne te cilat mbeshtetet modeli i konkurrueshmerise i krijuar nga profesor Xavier Sala-i-Martin i Columbia University ne ShBA. Qe nga viti 2006 IKG zevendesoi dy indekset e meparshme Indeksin e Konkurrueshmerise se Rritjes IKR dhe Indeksin e Konkurrueshmerise se Biznesit IKB ndersa u adoptuan edhe disa plotesime e permiresime metodologjike. Modeli ushqehet nga te dhenat e mbledhura nga institucione te ndryshme nderkombetare si dhe nga intervistat standarde me drejtues te bizneseve ne secilin nga vendet e vleresuara. Ky raport vleresohet si nje nga botimet me me ze ne fushen e ekonomise. Ai jep qarte e thjesht forcen dhe dinamiken e konkurrueshmerise se vendeve dhe rajoneve te botes si dhe rolin e faktoreve qe e forcojne apo e dobesojne ate. Raporti gjendet ne www.weforum.org.
2. Sipas modelit forca konkurruese e vendeve lidhet me stadin e zhvillimit ekonomik te secilit. Stadi me i ulet i zhvillimit eshte ai ne te cilin konkurrueshmeria mbeshtetet kryesisht te faktoret/kushtet baze institucionet infrastruktura makroekonomia arsimi primar dhe shendeti. Stadi i dyte i zhvillimit eshte ai ne te cilin konkurrueshmeria mbeshtetet kryesisht tek arsimi i larte e trajnimi eficenca e tregjeve te mallrave punes dhe atyre financiare pergatitja teknologjike e nje vendi dhe madhesia e tregut te tij. Stadi i trete dhe me i larti eshte ai ne te cilin konkurrueshmeria mbeshtetet kryesisht tek inovacioni dhe sofistikimi i organizimit dhe menaxhimit te bizneseve. Vendet e ndryshme ndodhen ne nje nga tre fazat ose ne dy fazat tranzitore nga e para tek e dyta dhe nga e dyta tek e treta. Ne ekuacionin e vleresimit te konkurrueshmerise vlerat e indikatoreve elementare peshohen ne perputhje me stadin e zhvillimit te secilit vend.
3. Konkurrueshmeria e Shqiperise u vleresua per here te pare ne vitin 2005 duke u renditur e 100-ta mes 117 vendeve me 3.07 pike lidhur me IKR dhe e 112-ta lidhur me IKB. Ne harkun kohor te 6 viteve pas nje faze pezullie 2-3 vjecare konkurrueshmeria e Shqiperise shfaqet e permiresuar ne menyre thuajse frontale. IKG 2010 vleresohet me 3.94 pike dhe Shqiperia renditet e 88-ta mes 139 vendeve te vleresuara. Ndersa ne pikenisje e deri ne vitin 2007 stadi i zhvillimit te ekonomise shqiptare ishte ai i kalimit nga stadi i pare ne ate te dyte ne tre vitet e fundit Shqiperia hyri dhe konsolidoi tiparet e stadit te dyte te zhvillimit ate te konkurrueshmerise bazuar te rritja e eficences. Leximi i drejte dhe i thelluar i ketij trendi eshte thelbesor si per te kuptuar ecurine e deritanishme ashtu edhe per tu orientuar ne te ardhmen.
4. Progresi ne treguesin e institucioneve eshte i larte duke i dhene nje shtyse te forte forcimit te konkurrueshmerise se vendit. Brenda konceptit te institucioneve permiresime te ndjeshme shfaqen vecanerisht ne ato drejtime qe lidhen me reformat rregullatore te kryera e qe kane ulur ndjeshem barren dhe pasigurine e procedurave administrative mbi aktivitetet ekonomike. Permiresime shfaqen edhe ne drejtim te rendit e sigurise transparences dhe uljes se korrupsionit ndersa mbetet ende problematik garantimi i te drejtave te pronesise si pasoje e konfuzionit dhe ngadalesise se reformave te lidhura me kete ceshtje.
5. Rritja e eficences se tregjeve te mallrave dhe e tregut te punes ka kontribuar ndjeshem ne forcimin e konkurrueshmerise se ekonomise shqiptare ne dy-tre vitet e fundit. Eficenca e tregjeve eshte rritur si pasoje e reformave rregullatore dhe administrative por vecanerisht e atyre fiskale. Zbatimi i takses se sheshte me norme 10 ulja e vazhdueshme e tarifave doganore ulja ne nivelin e 15 te kontributit te punedhenesit per sigurimet shoqerore si dhe eliminimi i nje sere taksash kane dhene rezultate pozitive-me pak barre dhe stres fiskal mbi sektorin privat me shume fonde destinacioni i perdorimit te te cilave vendoset nga ky sektor. Nderkaq roli anti-monopol i shtetit mbetet ende i dobet dhe ka vend per nje perqendrim te vemendjes ne kete drejtim. Rritja e eficences se tregut te punes ka ardhur si pasoje e rritjes se fleksibilitetit te ketij tregu si dhe perputhjes me te mire te produktivitetit me pagen. Megjithate vihet re kontrasti i forte mes rregullave formale ne tregun e punes te cilat konsiderohen jo konkurruese kundrejt menyres si ato zbatohen ne praktike gje qe kerkon nje rishikim te marredhenieve juridike te punes.
6. Permiresimet infrastrukturore dhe ato teknologjike kane kontribuar ndjeshem ne forcimin e konkurrueshmerise. Permiresimet infrastrukturore lidhen me ato rrugore ajrore te telekomunikacionit dhe furnizimit me energji elektrike ndersa mbeten mbrapa e problematike ato portuale dhe hekurudhore. Permiresimi i treguesit te pergatitjes teknologjike eshte edhe me i rendesishem pasi ai i paraprin ecjes drejt stadit me te larte te zhvillimit. Investimet ne shume sektore te ekonomise shqiptare jane orientuar gjithnje e me teper drejt teknologjive bashkekohore. Rritja e investimeve te huaja ka kontribuar gjithashtu ne kete drejtim. Shkalla e penetrimit dhe e perdorimit te teknologjise se informacionit dhe komunikimit eshte rritur ndjeshem si nga sektori privat ashtu dhe vecanerisht nga ai publik permes krijimit te sistemit te regjistrave elektronike dhe qeverisjes elektronike.
7. Shqiperia pozicionohet ne nivele shume pozitive per sa i perket lidhjes mes shendetit publik dhe konkurrueshmerise fale nivelit mjaft te ulet te disa semundjeve te tilla si tuberkulozi malaria apo AIDS si dhe te vlerave pozitive te treguesve te tjere te shendetit publik si jetegjatesia apo vdekshmeria foshnjore. Permiresime te ndjeshme shfaqen ne vazhdimesi pergjate viteve ne arsimin baze permiresime te cilat kontribuojne ndjeshem ne rritjen e konkurrueshmerise. Mesa duket reformat e organizimit shkollor teksteve matures shteterore trajnimit e kualifikimit te mesuesve si dhe rritja e aksesit ne internet permes shkollave kane dhene rezultate pozitive. Permiresime ne teresi vihen re edhe ne nivelet me te larta te arsimit perfshi ate universitar ndersa duket se sektori privat po i kushton me shume vemendje trajnimit te personelit.
8. Sipas raportit mjedisi makroekonomik dhe tregu financiar nuk kane luajtur rol pozitiv ne forcimin e konkurrueshmerise. Permiresimi i treguesve te deficit buxhetor dhe borxhit publik inflacioni me i ulet rritja e shkalles se kursimeve ulja e diferences se interesave mes kredive dhe depozitave forcimi i besimit te bankat apo gjallerimi i tregut te kapitaleve do te sillnin nje permiresim te ndjeshem te treguesit te konkurrueshmerise ndaj keto drejtime kerkojne me shume vemendje si nga institucionet shteterore ashtu dhe nga ato private ne vitet e ardhshme.
9. Ndonese shenohen disa permiresime lidhur me treguesin e sofistikimit te biznesit ne teresi inovacioni dhe sofistikimi mbeten ende faktore me kontribut teper te dobet ne konkurrueshmerine e ekonomise shqiptare. Zhvillimet ne kete drejtim ndersa varen edhe nga politikat shteterore jane kryesisht produkt i nismave te sektorit privat. Ne fakt zhvillimet ne keto drejtime me siguri qe do te ndodhin por gjithsesi kerkojne shume me teper kohe per vete natyren e ceshtjeve dhe rrethanave ne te cilat operojne bizneset shqiptare. Ndaj ka vend per largpamesi dhe iniciative nga pronaret dhe drejtuesit e bizneseve pasi eshte provuar se inovacioni drejtimi profesional dhe shkeputja nga qerthulli i informalitetit siguron rritjen dhe suksesin e cdo biznesi.
10. IKG eshte nje shkalle relative vleresimi ndaj eshte me interes te shihet ecuria e Shqiperise kundrejt disa vendeve te tjera. Vendet e Ballkani dhe ato Baltike kane pasur pikenisje dhe ecuri te ndryshme te konkurrueshmerise. Vendet Baltike si dhe Kroacia Bullgaria e Rumania ne vitet 2005-2006 renditeshin ne nje nivel mjaft me te mire se vendet e tjera te Ballkanit. Mes ketyre te fundit Shqiperia ne pikenisje shfaqte konkurrueshmerine me te dobet. Pergjate rrugetimit deri ne vitin 2010 kundrejt pikenisjes vihet re nje forcim i ndjeshem i konkurrueshmerise se Shqiperise e Malit te Zi nje dobesim i ndjeshem i konkurrueshmerise se Bosnjes Serbise Kroacise e Letonise mbeten ne nivelin e pikenisjes Rumania Bullgaria e Maqedonia dhe shfaqin nje renie te lehte Lituania dhe Estonia duke mbetur gjithsesi ne nivele mjaft te larta te forces se tyre konkurruese.
11. Ecuria e konkurrueshmerise se ekonomise shqiptare provon se tregu i hapur dhe nisma e lire mbeshtetur me reforma institucionale liberalizuese dhe/ose te forcimit te zbatimit te ligjit taksat e uleta dhe investimet publike prodhojne gradualisht rezultate pozitive. Proceset integruese qofte si synim e qofte si detyrim per te arritur standardet evropiane po luajne rol te fuqishem ne zhvillimin shoqeror ekonomik institucional e ligjor. Progresi eshte frontal dhe i vazhdueshem ne shume drejtime. Kjo eshte menyra me e mire e ecjes. Progresi ne pak drejtime edhe i madh qofte sjell progres teresor te vogel e te paqendrueshem.
12. Ndaj nevojitet vazhdimi ne front te gjere i reformave dhe veprimeve. Reformat dhe veprimet lidhur me faktoret baze dhe ata te eficences duhet te fokusohen ne ato drejtime ku shfaqen me shume probleme dhe ku kemi me shume rezerva per permiresim duke u dhene gjithnje e me shume rendesi faktoreve te eficences pa cenuar faktoret baze. Nderkaq vemendja do te duhet te filloje te drejtohet gradualisht edhe mbi faktoret e inovacionit dhe sofistikimit drejtim ky ku komuniteti i biznesit dhe ai universitar mjaft me mire te ndergjegjesuar e te organizuar se fundmi kane shume me teper rol per te luajtur ne vitet e ardhshme. Ne kete menyre ne krye te 3-4 viteve do te mund te shkeputemi nga stadi i dyte duke iu afruar stadit te trete e me te lart te zhvillimit dhe konkurrueshmerise kapja e te cilit do te doje kohen e vet.