Seamus Heaney
E kam lidhur gjithmone momentin e te shkruarit me nje moment ngritjeje gezimi shperblimi te papritur. Gjithmone kam besuar se cdo gje qe duhet te shprehet e gjen menyren per ta bere ate thote Seamus Heaney irlandezi nobelist i letersise i cili vec te tjerash ne nje interviste me nje poet te ri vendas rrefen per tentativat e para ne boten e letrave jeten personale dhe dasite mes saj dhe te qenit nje njeri publik.
Ju keni lindur ne nje ferme ne Derry te Irlandes se Veriut ne vitin 1939 ne nje familje modeste. A eshte e mundur qe jeta publike si nje shkrimtar i famshem tjua rrembeje jeten private Nese po a e kompenson poezia rivendosjen e kufi jve te intimitetit ne njefare menyre
Shume poete fshihen pas poemave te tyre. Ato jane si bote qe i mbrojne nga cdo gje e jashtme. Megjithate do te thosha se poemat qe vertet ia vlejne dhe te japin kenaqesine e te krijuarit jane pa dyshim ato qe kane te bejne me jeten tende dhe kesisoj ti serish shfaqesh i zhveshur para te tjereve.
A keni qene ai lloj nxenesi te cilit mesuesja ia lexonte hartimet para klases duke e konsideruar si nje shembull qe duhej marre nga te gjithe
Kam qene shume larg atij lloj nxenesi. Kisha fame vetem per sa i perket matematikes dhe me kalimin e viteve ndersa shkoja ne klasa me te larta me pelqente gjuhesia analiza gjuhesore. Nuk kam pasur gjate viteve te shkolles ndonje dhunti te vecante per te shkruarit dhe as vete nuk ndieja ndonje lloj gezimi kur vinte ora e hartimit. Por me kujtohet nje moment ne fillim te shkolles se mesme kur mesuesja na dha te zhvillonim nje teme Nje dite ne bregdet. Ne ate hartim une bera bashke anen time analitike dhe ate qe po lindte brenda meje shpirtin krijues ose embrionin e shkrimtarit qe do te lindte shume shpejt. Mbaj mend qe ai shkrim me shijoi shume dhe u pelqeu edhe te tjereve. Ndoshta ky ka qene momenti i pare i ndergjegjesimit dhe perjetimit te gezimit te te shkruarit.
A ka per ju sot ndonje kuptim tjeter ai hartim
Ndonjehere kur u flas studenteve te mi ne lidhje me te shkruarit dhe nevojen e te hapurit te nje rruge te brendshme une i rikthehem Nje dite ne bregdet. Ne te shkrova ne lidhje me blerjen e nje kove dhe nje lopate dhe gjithe cka bera me to ate dite ne buze te detit. Ne fakt behet fjale per nje histori te trishtuar edhe pse une kisha materiale reale per rrefimin tim. Ne fakt duhet te kisha rrefyer ate qe me kishte ndodhur sepse ishte shume me interesante se sa sajesa por isha i ndrojtur nuk kisha besim ne vetvete dhe zgjodha trillimin. Shkrimtari duhet te shohe thelle ne vetvete dhe tu hapet pervojave te tij.
Nje kritik e ka pershkruar William Wordsworth-in poetin e famshem anglez si nje person qe ne jeten e hershme pati shume pervoja personale dhe me pas i kaloi vitet e mbetura duke tentuar te pershkruante gjithe sa kishte perjetuar. A e identifikoni veten me Wordsworth-in
Pervojat e fillimit te jetes sime kane qene shume qendrore dhe te qenesishme per mua por ajo cka ndodh nuk eshte me shume pershkrimi sesa percaktimi i vendndodhjes se kujtimeve. Sasia e materialeve eshte shume e madhe dhe e gjitha ndodhet e magazinuar ne tru kush e di se ne cfare cepash. Ti duhet te dish ta kerkosh ta ndjellesh kujtimin dhe nese ia arrin nje gjeje te tille atehere eshte si te vesh duart ne nje miniere floriri te pasur me xhevahire.
Si nje poet i afirmuar dhe i famshem perse keni zgjedhur ne librat tuaj te pare te flisni shume per vdekjen dhe erresiren
Eumlshte e vertete qe ka vdekje dhe erresire ne librat e pare por me duhet te theksoj faktin se ne qendrimin tim ato jane konsideruar si faktore negative. Me pas e kam konsideruar erresiren si nje realitet neper te cilin duhet te kalosh per te mberritur nen nje realitet me te besueshem dhe me me drite.
A ka ndikuar skepticizmi juaj i lindur ne shumefishimin e dyshimeve ne lidhje me perkushtimin jetesor ndaj poezise
Mund te them se cdo poeme qe shkruaj apo qe cdokush shkruan eshte nje menyre per te kapercyer cdo dyshim te natyres qe ju permendet. Ata qe i jane perkushtuar seriozisht poezise e dine se sa e veshtire eshte te arrish dicka qe ia vlen vertet ne ate leme. Per sa me perket mua qe vija nga nje familje shume modeste gjerat ishin shume me te veshtira se per dike qe vjen ta zeme nga nje familje e mesuar me libra. Yeats kishte nje baba artist Eliot nje nene shkrimtare dhe kjo ka qene per ta nje ndihme e madhe.
Ju shpesh e keni perifrazuar shprehjen e Yeats Edhe ne rastet kur poeti duket me shume vetvetja ai nuk eshte kurre ai personi i zakonshem qe ulet per te ngrene mengjes. Ai eshte gjithmone ne fluturim dhe ne perjetim te ideve te reja. A shihni ndonje ndryshim mes vetes ne pozicionin e poetit dhe ne pozicionin e njeriut
Shprehja qe perifrazuat eshte e vertete dhe me pelqen ta permend shpesh. Ti kurre nuk arrin te jesh vetvetja dhe i perqendruar kur je nje poet sepse vetja jote eshte e ndare ne njemije copa ne njemije mendime e perjetime dhe eshte shume e veshtire me pas qe te behet lidhja natyrale mes vetes dhe asaj cka eshte poeti brenda saj.
Kur moret ne vitin 1995 cmimin Nobel Presidentja e Irlandes Mary Robinson tha Shpresoj qe ky cmim tju sjelle gezim dhe te mos shnderrohet ne nje barre. Kaq vite pas cmimit cfare solli ne te vertete ai ne jeten dhe krijimtarine tuaj
Fillimisht gezim sigurisht dhe me pas nje barre qe erdhi duke u shtuar ne menyre graduale. Per shembull posta eshte nje nga ato barra qe ma ka sjelle me vete Nobeli. Me vinin aq shume letra dhe nje pjese e tyre me te vertete te bukura saqe ishte shume e veshtire qe tu pergjigjesha dhe kjo me bente te ndihesha keq. Mbaj mend momentin e pare. Kur mora vesh lajmin ishte si nje goditje rrufeje. Ishte dicka qe nuk e kisha pritur kurre. Ndodhesha me familjen per pushime ne nje hotel te vogel ne nje cep te Peloponezit. Pasi mu njoftua lajmi na u desh qe te zhvendoseshim ne nje vend ku nuk na njihte askush per te vazhduar pushimet tona por ky ishte nje mision i pamundur pasi lajmi kishte marre dhene. Me pas u ndjeva i huazuar me cmimin me dukej si dicka qe nuk me perkiste mua por sigurisht tani jam mesuar me te mirat dhe te keqijat e tij dhe pas kaq vitesh e kam superuar emocionin.
A mendoni se poezia mund te luaje rol praktik dhe te qenesishem ne ndryshimin e mendjeve dhe te zemrave te njerezve per sa u perket ceshtjeve te mjedisit
Ne te shkuaren ju keni thene se nje poeme ka fuqine e nje tanku. Sigurisht qe nje poezi ka shume me teper force se cmendohet madje ne shume fusha sidomos ato te zemres dhe mendjes. Ajo arrin jo vetem te te percjelle energji shpirterore dhe emocione por eshte edhe e pajisur me nje nivel te larte ndergjegjesimi.
Sa i rendesishem eshte eksperimentimi per ju
Cdo poeme eshte nje eksperiment ne vetvete. Poezia eksperimentale nuk eshte natyra ime. Eumlshte nje program per avangarden. Ky program nuk e pranon llojin e poezise qe une shkruaj. Eksperimenti me poezine per sa kam dijeni une ndodh kur poezia te con pertej asaj ku ti ne menyre te arsyeshme prisje te shkoje.
Per sa i perket perkthimit te Beowulf ju e keni perkthyer nga admirimi qe kishit per kete poeme irlandeze apo ishte dashuria per gjuhen anglo-saksone qe ju dha shtysen me te rendesishme
Nuk kam pasur ndonje pasion te vecante per Beowulf para se te nisja punen per perkthimin e saj. Poema heroike qe njihja kur isha student ishte me e shkurter se ajo qe kisha ne dore. Por ishte dicka shume e bukur ne vetvete e gjithe puna qe bera me pas.
Si do ta komentonit statusin e bestsellerit qe ajo pati ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Nuk e di. Nuk kam ndonje mendim te sakte per kete por mendoj se ka te beje me emrin e Beowulf. Ai permban nje force te madhe fonetike brenda germave ka nje vello misteri dhe rreziku te larte. Kjo poeme mesohet gjeresisht ne shkollat e mesme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes cka do te thote se per shume njerez ai eshte nje personazh familjar. Megjithate eshte nje poeme e jashtezakonshme fati dashurie e misteri.
A mund te kete ndonje ore te posacme te dites qe eshte e mire per te shkruar poezi
Po ka qene dikur per mua. Une e kisha zakon te ulesha te punoja naten. Por kjo gjate moshes 20 30 40-vjecare dhe pjeserisht sepse punoja diten dhe pjeserisht sepse kisha nje dite te mbushur dhe shume interesante. Kur binte nata gjerat qetesoheshin perreth dhe ne mendjen e ne zemren time precipitonin ato qe ishin me te rendesishmet dhe me emocionueset. Sot tentoj qe te shfrytezoj mengjeset por kurre nuk punoj diten sepse mendoj qe dita eshte me e pershtatshme per prozen. Ju jeni nje poet per te cilin tingulli i fjaleve ka nje rendesi te jashtezakonshme... Plotesisht e vertete. Eumlshte celesi nga nisen gjerat. Nje poeme duhet te kete tingullin e duhur si nje kenge sigurisht nuk po flas per lajle e lule por dicka qe ka te beje me permbajtjen thellesisht.
Kur vendosni apo e ndjeni qe nje poeme ka mbaruar
Pyetje e veshtire. Eumlshte nje intuite. Artet e tjera e kane me te thjeshte jane me te prekshme ndersa nje poeme eshte abstrakte. Por do te thosha se kur nje poeme i eshte vene pika ti e ndjen qe trupi nis e te relaksohet nderkohe qe anasjelltas ti e di shume mire se kur nje poeme nuk eshte ende e perfunduar sepse je teresisht i tendosur.