E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua sot me 0,02 lekë dhe këmbehet me 94,47 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 99,03 lekëve, ose 0,10 lekë më shumë se ditën e premte.

Monedha britanike u mbiçmua me 0,19 lekë dhe këmbehet me 118,96 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 104,89 lekë, ose 0,13 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 94.47 +0.02
Euro EUR 99.03 +0.10
Poundi britanik GBP 118.96 +0.19
Franga avicerane CHF 104.89 +0.13
Jeni japonez (100) JPY 62.29 +0.36
Dollari australian AUD 60.13 +0.30
Dollari kanadez CAD 66.58 -0.03
Korona suedeze SEK 8.82 +0.01
Korona norvegjeze NOK 8.50 +0.02
Korona daneze DKK 13.27 +0.01
SDR SDR 123.80 +0.47
Ari (OZ 1) XAU 273908.21 -3,748.34
Argjendi (OZ 1) XAG 3059.10 -87.03
Juani kinez (onshore) CNY 13.01 +0.01
Juani kinez (offshore) CNH 13.01 +0.01
Lirat turke TRY 2.61 0.00

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›