E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 99,01 lekëve, ose 0,23 lekë më shumë se ditën e premte.

Monedha britanike u mbiçmua me 0,47 lekë dhe këmbehet me 118,93 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,39 lekë, ose 0,46 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 95.87 +0.77
Euro EUR 99.01 +0.23
Poundi Britanik GBP 118.93 +0.47
Franga Zvicerane CHF 105.39 +0.46
Jeni Japonez (100) JPY 62.99 +0.44
Dollari Australian AUD 60.19 +0.39
Dollari Kanadez CAD 66.88 +0.46
Korona Suedeze SEK 8.78 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.54 +0.06
Korona Daneze DKK 13.27 +0.03
SDR SDR 125.21 +1.15
Ari(OZ 1) XAU 277972.19 +5,292.91
Argjend(OZ 1) XAG 3091.20 +20.83
Juani Kinez (onshore) CNY 13.12 +0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 13.12 +0.08
Lira Turke TRY 2.66 +0.02

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›