E Hënë, 2 Nëntor 2026

Forcohet bashkëpunimi institucional kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Në kuadër të projektit EU4Migration, u zhvillua një takim i rëndësishëm në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese dhe organizatave ndërkombëtare.

Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë nga Ministria e Brendshme, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, si dhe përfaqësues të UNHCR-së dhe International Police Organization (IPO).

Fokusi i diskutimeve ishte në fushën e azilit, menaxhimit të kufijve dhe identifikimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Mesazhi kryesor i takimit ishte se Shqipëria nuk do të shërbejë si rrugë kalimi apo strehë e sigurt për rrjetet e trafikimit.

Ky angazhim i përbashkët konfirmon vendosmërinë e institucioneve shqiptare për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin njerëzor, si dhe për të goditur çdo formë të krimit të organizuar, duke e bërë sistemin më efektiv në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe ndërkombëtare.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›