E Hënë, 2 Nëntor 2026

Foto – Përmbyten rrugët në Vlorë, pak minuta shi bllokojnë qarkullimin

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshinë Vlorën duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit dhe paralizuar qarkullimin dhe kalimin e këmbësorëve. Vetëm pak minuta shi me intensitet të lartë kanë mjaftuar për të mbushur me ujë disa akse kryesore dhe lagje.

Probleme të mëdha janë regjistruar në disa lagje të Vlorë dhe përgjatë bulevardit kryesor, ku rrugët u mbushën me ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Ndër më të prekura është rruga “Albano dhe Romina”, e cila përmbytet shpesh në raste reshjesh të dendura, duke dëmtuar edhe bizneset në zonë.

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë përfshirë disa qytete në vend ku janë shënuar edhe rënie të temperaturave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›