Forcohet dollari, euroja humb terren

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të enjten, ndërsa euroja humbi terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 1.10 pikë dhe këmbehet me 94.12 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.04 pikë dhe këmbehet me 100.48 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.55 lekë duke ngjitur në kuotën 119.49 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 105.37 lekë, ose 1.46 lekë më shumë se ditën e enjte.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 94.12 | +1.10 | |
| Euro | EUR | 100.48 | -0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 119.49 | +0.55 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.37 | +1.46 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 59.95 | +0.77 | |
| Dollari Australian | AUD | 62.18 | +0.32 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 68.39 | +0.68 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.93 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.81 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.47 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 125.75 | +1.47 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 218311.34 | +2,900.34 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2737.50 | +10.51 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.97 | +0.14 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.94 | +0.14 | |
| Lira Turke | TRY | 2.88 | 0.00 | |