E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohet dollari, këmbehet me 91.34 lekë

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.16 lekë dhe këmbehet me 91.34 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 98.24 lekëve, ose 0.02 lekë më shumë se të martën.

Monedha britanike u mbiçmua me 0.72 lekë dhe këmbehet me 117.77 lekë. Ndërsa  franga zvicerane këmbehet me 104.36 lekë, ose 0.2 lekë më pak se një ditë më parë.

Sot në këmbim me lekun, edhe disa nga valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 91.34 +1.16
Euro EUR 98.24 +0.02
Poundi Britanik GBP 117.77 +0.72
Franga Zvicerane CHF 104.36 -0.22
Jeni Japonez (100) JPY 59.31 +0.06
Dollari Australian AUD 60.11 +0.46
Dollari Kanadez CAD 65.74 +0.79
Korona Suedeze SEK 8.44 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.26 +0.03
Korona Daneze DKK 13.17 0.00
SDR SDR 121.83 +1.46
Ari(OZ 1) XAU 248350.72 +1,385.52
Argjend(OZ 1) XAG 2934.75 -6.07
Juani Kinez (onshore) CNY 12.75 +0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 12.71 +0.02
Lira Turke TRY 2.67 +0.04

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›