E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcohet dollari me 0,14 lekë, euroja humb lehtë terren

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan vijoi të forcojë pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 79,23 lekë ose 0,14 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,02 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 92,25 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 107,55 lekë, ose 0,19 lekë më pak se ditën e mërkurë dhe franga zvicerane zbriti me 0,07 lekë duke u këmbyer sot me 98,34 lekë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 79.23 +0.14
Euro EUR 92.25 -0.02
Poundi Britanik GBP 107.55 -0.19
Franga Zvicerane CHF 98.34 -0.07
Jeni Japonez (100) JPY 49.70 -0.05
Dollari Australian AUD 56.86 +0.10
Dollari Kanadez CAD 57.07 +0.03
Korona Suedeze SEK 8.31 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.47 0.00
Korona Daneze DKK 12.34 0.00
SDR SDR 108.73 +0.19
Ari (OZ 1) XAU 363133.27 -2,122.54
Argjendi (OZ 1) XAG 5405.86 -11.60
Juani Kinez (onshore) CNY 11.79 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.79 +0.02
Lira Turke TRY 1.65 +0.01

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›