E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohet dollari në këmbim me lekun, euro humb terren

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,24 pikë dhe këmbehet me 91, 06 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0, 08 pikë dhe këmbehet me 99, 24 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0,10 lekë duke u kuotuar në vlerën 118,04 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 103,64 lekë, ose 0,33 lekë më shumë se ditën e martë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 91.06 +0.24
Euro EUR 99.24 -0.08
Poundi Britanik GBP 118.04 +0.10
Franga Zvicerane CHF 103.64 +0.33
Jeni Japonez (100) JPY 60.82 +0.12
Dollari Australian AUD 57.60 -0.27
Dollari Kanadez CAD 63.54 -0.01
Korona Suedeze SEK 9.01 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.59 -0.05
Korona Daneze DKK 13.31 0.00
SDR SDR 121.38 +0.30
Ari(OZ 1) XAU 276334.32 +1,769.11
Argjend(OZ 1) XAG 3072.36 -22.89
Juani Kinez (onshore) CNY 12.59 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 12.59 +0.02
Lira Turke TRY 2.36 -0.12

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›