E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sorensen: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur, prioritet në dialog

PRISHTINË, 19 mars/ATSH/Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha të mërkurën se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është prioritet në  dialog.

Sorensen shkroi në X pasi vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.Ai tha se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është domosdoshmëri humanitare.

“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare. Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, shkroi Sorensen.

Në Kosovë vazhdojnë të jenë të pagjetur 1.600 persona të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›