E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.31 pikë dhe këmbehet me 91.80 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.02 pikë dhe këmbehet me 100.19 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.14 lekë duke u kuotuar në vlerën 116.65 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 107.48 lekë, ose 0.22 lekë më pak se në fillim javë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 91.80 +0.31
Euro EUR 100.19 -0.02
Poundi Britanik GBP 116.65 -0.14
Franga Zvicerane CHF 107.48 -0.22
Jeni Japonez (100) JPY 63.39 -1.04
Dollari Australian AUD 59.52 +0.46
Dollari Kanadez CAD 66.31 +0.35
Korona Suedeze SEK 8.68 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.33 +0.04
Korona Daneze DKK 13.42 -0.01
SDR SDR 122.65 +0.41
Ari (OZ 1) XAU 221551.73 +16.01
Argjendi (OZ 1) XAG 2475.93 -55.60
Juani Kinez (onshore) CNY 12.84 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.85 -0.02
Lira Turke TRY 2.73 -0.02

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›