E Enjte, 5 Nëntor 2026

VENEZUELË – Hetime ndaj lideres së opozitës dhe kandidatit presidencial

KARAKAS, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Prokurorët e Venezuelës kanë hapur një hetim ndaj lideres së opozitës, María Corina Machado dhe kandidatit presidencial të opozitës, Edmundo González, në mes të luftës për pushtet pas zgjedhjeve të 28 korrikut, e cila është njollosur nga akuza të rënda për mashtrim.

”Machado dhe González akuzohen për formimin e një organizate kriminale, komplot, uzurpim të detyrës dhe nxitje për kryengritje”, njoftoi autoriteti pro qeveritar.

Duke pasur parasysh goditjen e forcave të sigurisë ndaj demonstruesve që dolën në rrugë për të protestuar kundër atyre që ata besojnë se janë zgjedhje të manipuluara, González dhe Machado u bënë thirrje ushtarëve dhe oficerëve të policisë të qëndrojnë me popullin dhe të ndalojnë së ndjekuri udhëzimet e qeverisë.

”Ne ju bëjmë thirrje që të ndaloni regjimin nga tërbimi i tij kundër popullit dhe të respektoni dhe të siguroni që të tjerët të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të 28 korrikut”, thanë ata në një letër të hapur./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›