E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohet dollari në tregun valutor, bie euroja

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku i forcoi pozitat në raport me euron dhe u zhvlerësua përballë dollarit amerikan, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 89.48 lekë ose 0.13 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0.06 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98.82 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 117.38 lekë, ose 1.34 lekë më pak se ditën e mërkurë dhe  franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0.42 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me 105.12 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 89.48 +0.13
Euro EUR 98.82 -0.06
Poundi britanik GBP 117.38 -1.34
Franga zvicerane CHF 105.12 -0.42
Jeni japonez (100) JPY 60.89 -1.03
Dollari australian AUD 61.28 -0.33
Dollari kanadez CAD 66.18 -0.08
Korona suedeze SEK 8.69 -0.02
Korona norvegjeze NOK 8.43 -0.04
Korona daneze DKK 13.25 0.00
SDR SDR 120.66 -0.01
Ari (OZ 1) XAU 236741.71 -450.28
Argjendi (OZ 1) XAG 2825.00 +13.16
Juani kinez (onshore) CNY 12.75 +0.02
Juani kinez (offshore) CNH 12.70 -0.01
Lira turke TRY 2.62 +0.01

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›