Forcohet leku, euro dhe dollari humbasin terren

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,31 lekë, krahasuar me ditën e hënë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,04 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 90,82 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99,32 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 117,94 lekë ose 0,23 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103,31 lekë ose 0,03 lekë më shumë se një ditë më parë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 90.82 | -0.31 | |
| Euro | EUR | 99.32 | -0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 117.94 | -0.23 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.31 | +0.03 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 60.70 | -0.63 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.87 | 0.00 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 63.55 | +0.05 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.02 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.64 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.31 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 121.08 | -0.35 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 274565.21 | +1,439.49 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 3095.25 | +15.86 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.57 | -0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.57 | -0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 2.48 | -0.01 | |