E Martë, 3 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Ironia therëse e Draghit me deputetët: E shoh që po shikoni orën, ndaj ju falënderoj për vëmendjen

ROMË, 18 mars /ATSH-ANSA/ – Ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, ekonomisti i njohur Mario Draghi, e përfundoi me një ironi therëse një fjalim të gjatë të tij kushtuar buxhetit dhe politikave të Bashkimit Evropian.

Fjalimi i gjatë i ish-kryeministrit Mario Draghi përpara deputetëve në Senat përfundoi me një notë të thellë ironie.

Mario Draghi, i cili është aktualisht këshilltari special i Presidentit të Komisionit të BE-së e mbyll fjalimin e tij duke thënë ”dëgjoni këtu, e shoh që po shikoni orën tuaj, ndaj ju falënderoj shumë për vëmendjen”.

”Faleminderit”, tha ai në fund të përgjigjeve të tij për deputetët gjatë seancës para komisioneve të përbashkëta të buxhetit, aktiviteteve prodhuese dhe politikave të BE-së të Dhomës dhe Senatit lidhur me Raportin për të Ardhmen e Konkurrencës Evropiane./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›