Forcohet leku, euroja dhe dollari humbasin terren

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,41 lekë, krahasuar me ditën e enjte, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,06 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 86,86 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 98,39 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 116,93 lekë ose 0,66 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 105,44 lekë ose 0,13 lekë më shumë se një ditë më parë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 86.86 | -0.41 | |
| Euro | EUR | 98.39 | -0.06 | |
| Poundi Britanik | GBP | 116.93 | -0.66 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.44 | +0.13 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 60.26 | +0.09 | |
| Dollari Australian | AUD | 55.69 | -0.56 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 62.86 | -0.28 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.04 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.52 | -0.06 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.19 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 117.67 | -0.73 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 286161.14 | -343.65 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2873.67 | -31.02 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.07 | -0.07 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.07 | -0.07 | |
| Lira Turke | TRY | 2.21 | -0.02 | |
/a.f/