Foreign Press Association dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj ekipit të NBC News dhe një gruaje palestineze

Foreign Press Association deklaroi se është “thellësisht e shqetësuar” nga sulmet e kolonëve izraelitë ndaj gazetarëve dhe civilëve palestinezë.
Deklarata erdhi një ditë pasi individë të maskuar u filmuan duke sulmuar një grua dhe një grup reporterësh të NBC News.
“Gazetarët u sulmuan sërish në Bregun Perëndimor të pushtuar nga kolonë izraelitë, ndërsa po kryenin punën e tyre,” thuhet në deklaratën e shoqatës.
“Ky nuk është një incident i izoluar — është pjesë e një modeli të përsëritur të dhunës ndaj anëtarëve të shtypit dhe civilëve palestinezë,” shton FPA.
Shoqata i bëri thirrje Komandës Qendrore të Ushtrisë Izraelite (IDF), e cila ka përgjegjësi për Bregun Perëndimor, dhe policisë “të hetojnë sulmet, të mbajnë përgjegjës autorët dhe të marrin menjëherë masa konkrete për të garantuar sigurinë e gazetarëve që raportojnë në Bregun Perëndimor.
“Dje, një grup kolonësh izraelitë të maskuar u filmua duke kryer sulmin ndaj ekipit të NBC, i cili ndodhej në fshatin palestinez Jalud për të intervistuar një grua që së fundmi ishte dëbuar nga shtëpia e saj nga kolonët“, theksohet
Deri tani nuk ka pasur asnjë arrestim.
/rtsh.al/