E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Caterham nuk do te terhiqet

“Investimet që kemi realizuar për makinën e re janë prova më e qartë që skuadra jonë nuk ka asnjë qëllim që të tërhiqet nga Formula 1”.

Ky ishte përgënjeshtrimi që shefi i skuadrës së Caterham, Riad Asmad, i bëri zërave për mundësinë e tërheqjes së ekipit të tij, ish-skuadra Lotus, në fundin e sezonit aktual.

“Përse do të harxhonim shuma të tilla, nëse do të tërhiqeshim”, pyeti Asmad.

Caterham F1, skuadra që nuk arriti të grumbullonte asnjë pikë në sezonin e shkuar, ndonëse kishte dy pilotë ekspertë si Kovalainen e Trulli, përfaqësohet në këtë sezon prej dyshes Van der Garde dhe Pic.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›