Formula 1, Ferrari prezanton modelin e ri për Botërorin e 2023

Nga Maranello dhe Fiorano me dashuri (në ditën e Shën Valentinit) por mbi të gjitha me shumë ambicie për të bërë mirë dhe për të synuar titullin. Qëllimet e Ferrari “SF-23” janë të mira për sfidën e radhës.
Vetura e re njëvendëshe e ekipit të drejtuar nga Frederic Vasseur u prezantua gjatë një eventi të drejtpërdrejtë përpara një tribune të mbushur plot me punonjës të Maranello-s dhe zbriti në pistë në mesditë përballë publikut që kishte mbushur pikën tradicionale të vëzhgimit.
Nderi i xhiros së parë i takoi Charles Leclerc. Më pas Carlos Sainz e thirri përmes radios në bokse pasi mezi priste ti merrte vendin. Pilotët rezervë Antonio Giovinazzi dhe Robert Shëartzman ishin gjithashtu të pranishëm në nisje.
Sa i përket risive tifozët janë kënaqur me detajin e ri që ndodhet në bishtin e makinës. Këtë sezon fjala “Ferrari” do të jetë gjithmonë e stampuar në bishtin e veturës.