NBA, Donçiç-Irving bëjnë 69 por nuk fitojnë, Lillard rrealizon

Minesota dominoi një pjesë të gjatë të lojës, por për të sigluar fitoren pati nevojë për mbrojtjen, e cila ishte decisive në sekondat e fundit. Ekipi i T’Wolves rrezikoi të mposhtej nga Mavs pasi në periodën e katërt për ekipin e Dallas u ngjit në katedër Irving. Përballë yjeve si ato të Mavs, spikati Anthony Edwards, autor i 32 pikëve.
Nata ishte speciale edhe për Andrew Wiggins. Basketbollisti i Warriors, i cili në javët e fundit nuk kishte shfaqur nivel të lartë loje, mbrëmë mori mbi supe Golden State duke i dhënë një ndihmë të madhe në fitoren kundër Washington. Kanadezi rregjistroi 29 pikë. Paraqitje mjaft të mirë bëri edhe Klay Thompson, autor i 27 pikëve.
Pa LeBron James nuk kishin shumë shpresa për të mposhtur ekipin e Portland. Blazzers madje shkatërruan ekipin kalifornian që në pjesën e parë duke shënuar 17 prej 23 tripikëshave të rrealizuar në të gjithë lojën. Për ekipin e Blazzers spikati i sakonshmi Lillard me 40 kosha të shënuar.
Ndeshjet NBA (14 Shkurt)
CLEVELAND CAVALIERS-SAN ANTONIO SPURS 117-109
CHARLOTTE HORNETS-ATLANTA HAWKS 144-138
INDIANA PACERS-UTAH JAZZ 117-123
NEW YORK KNICKS-BROOKLYN NETS 124-106
CHICAGO BULLS-ORLANDO MAGIC 91-100
MIAMI HEAT-DENVER NUGGETS 108-112
OKLAHOMA CITY THUNDER-NEW ORLEANS PELICANS 100-103
PHILADELPHIA 76ERS-HOUSTON ROCKETS 123-104
DALLAS MAVERICKS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 121-124
GOLDEN STATE WARRIORS-WASHINGTON WIZARDS 135-126
PORTLAND TRAIL BLAZERS-LOS ANGELES LAKERS 127-115