E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Fetel nuk heq dore Jam ende ne loje

Sebastian Fetel beson ende ne mundesine per tu shpallur kampion bote ne kete sezon pavaresisht diferences prej 25 pikesh nga kryesuesi Fernando Alonso. Gjermani i Red Bullit i beson matematikes. Matematika thote qe jam ende ne loje per titullin. Do te ishte absurde te dorezohesha. Skuderia me mbeshtet prandaj nuk shqetesohem - pohoi piloti me te mberritur ne pisten e Interlagosit. Do vijoj te luftoj jam optimist dhe nuk i shikoj gjerat ne zi. Ne pisten e Yeongamit Fetel u tradhtua nga motori pikerisht ne momentin kur i ishte drejtuar nje suksesi te cmuar. E shkuar e harruar. Nese do te kisha dale nga pista per nje gabim timin zhgenjimi do te ishte shume here me i madh. Po keshtu e ka jeta duhet te shoh perpara dhe te pergatitem per garat e mbetura - shtoi 23-vjecari duke mbyllur kapitullin negativ te Korese se Jugut. Gjermani duhet te shpresoje ne ndalesen e Alonsos dhe gjithashtu qe Mark Veber dhe Ljuis Hamilton perkatesisht i dyti dhe i treti ne renditje te rreshqasin te pakten nje here. Fernando eshte me i favorizuar por edhe te tjeret nuk duhen nenvleresuar. Garat e fundit ne sezonet e kaluara kane deshmuar se gjerat mund te ndryshojne shume shpejt - nenvizoi Sebastian Vetel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›