Mediat spanjolle fajesojne arbitrin ato italiane kurorezojne stilin italian

Mediat spanjolle kane fajesuar gjyqtarin anglez Ueb per barazimin 2-2 mes Milanit dhe Realit ne San Siro. Dy gazetat me te medha ne vend As dhe Marca kane publikuar gabimet e arbitrit dhe me flagranti eshte pa dyshim goli i dyte i Inzagit ky i fundit ne pozicion jashte loje. Sipas As dy lojtare te Milanit duhet te ishin ndeshkuar me karton te kuq qe ne momentin kur rezultati ishte 0-1 ne favor te madrileneve. Gjithsesi shkrimet e metejshme te dy gazetave sportive jane nje vazhdimesi e deklaratave te Murinjos per superskuadren e tij. Sipas tyre portugezi eshte nje nder trajneret me te mire ne bote dhe as barazimi i fundit nuk mund ta ndryshoje kete ide. Titulli kryesor i El Mundos nje gazete politike eshte Hauard Ueb nje polic apo nje hajdut. Per te perditshmen El Pais as Reali me i mire i koherave te fundit nuk ka mundur te thyeje tabune ne Meazza. Rivaliteti mes Realit dhe Barces eshte edhe ne media. Ndryshe nga te tjerat gazetat katalanase jane marre me shume me trajnerin Murinjo. Sport ka preferuar te shkruaje me shume per gjestet e portugezit para gjate dhe pas ndeshjes. Nje tjeter e perditshme katalanase El Mundo Deportivo nuk i ka kushtuar shume vemendje prezantimit te mire te skuadres spanjolle ne San Siro por ka preferuar te flase per Ronaldon dhe Murinjon. Sipas kesaj gazete i pari nje aktor i konsumuar ka luajtur shkelqyeshem rolin gjate nje nderhyrjeje te Abates ndersa trajneri u ka treguar tre gishta tifozeve milaneze per tu kujtuar atyre tri kupat e marra nje vit me pare me skuadren e Interit. Perpos mediave spanjolle ketij barazimi i kane bere jehone edhe mediat italiane. Ndryshe nga heret e tjera ne keto media anashkalohet moviola e cila do te zbulonte Inzagin shenoi nje gol gati nje meter pozicion jashte loje dhe flitet per triumfin e stilit italian. Keshtu ne sajtin sportmediaset.it shkruhej se lojtare si Nesta Gatuzo Pirlo dhe Inzagi edhe pse kane fituar gjithcka nuk ngurrojne te japin maksimumin ne loje.