E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Hamilton fiton pole-position ne Gjermani

Ljuis Hemilton do të niset i pari në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, që do të zhvillohet të dielën në cirkuitin Nurburgring. 
Piloti anglez i Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare. Hemilton la pas kampionin e botës në fuqi Sebastian Vetel.
Piloti gjerman i Red Bull ishte më i shpejti në provat e lira të së premtes, por u kalua nga Hemilton në provat zyrtare. 
Vendi i tretë për pilotin tjetër të Red Bull, Mark Ueber. Sërish zhgënjyes Ferrari. 
Vetëm vendi i shtatë për Felipe Masa dhe i teti për Fernando Alonso.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›