Mandati i deputetit largon Agron elen nga Vllaznia

Vllaznia do të kalojë sërish në administrimin e Bashkisë së Shkodrës.
Presidenti i këtij glubi Agron Çela do të largohet nga drejtimi i klubit shkodran, pas zgjedhjes së tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas ligjit “për konfliktin e interesit”, Çela nuk mund të jetë në krye të Vllaznisë.
Po ashtu është rrëzuar edhe mundësia që ai të kalojë administrimin te të afërmit e tij.
Në këtë mënyrë, Vllaznia do të rikthehet në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, që duhet të nisë menjëherë punën për forcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri të Superligës.