E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Formula 1, Leclerc nën presion, bilanci pas tre garave s’është

Para se të niste fundjava e gjatë në Australi kishte deklaruar se do të luftonte për titull, por pas tre garave numrat tregojnë një tjetër realitet. Vendi i dhjetë në klasifikimin e pilotëve dhe diferenca me mbi 60 pikë nga lideri, Verstappen, kanë kthyer në një makth sezonin e monegaskut.

Në garën e fundit u duk qartë se Leclerc ishte fajtor pasi mori disa vendime të gabuara. Kualifikueset nuk i bëri siç duhet pasi u mposht edhe nga shoku i skuadrës. Madje edhe strategjia e ekipit për ta ndihmuar duke detyruar Sainz që ti bëntë gati trajektoren krijoi më shumë konfuzion.

E njëjta histori vazhdoi edhe në garë ku gaboi në xhiron e parë. Monegasku kërkonte shumë dhe menjëherë pasi e dinte se vetura do të ishte në lartësinë e duhur në Çmimin e Madh të Australisë.

Realiteti është i hidhur pasi krahasuar me një vit më parë Leclerc ka humbur shumë. Vitin e kaluar pas tre garave ai udhëhiqte Botërorin me 46 pikë avantazh me Max-in. Tani për Ferrari-n dhe Leclerc është kohë bilancesh. Skuderia italiane ka premtuar ndryshime të rëndësishme për tre garat e ardhshme. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›