E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Olsi Polici’ Personazhi viral në Tik-Tok përplaset për vdekje në vijat e bardha

Një aksident rrugor i mori jetën një 32-vjeçari, i cili vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Policia saktësoi se, bëhet fjalë për Oligert Dikën, i cili ishte në vijat e bardha në rrugë ndërsa aty qëndronte çdo ditë, madje në rrjetin social “Tik-Tok” njihej si “Olsi Polici”.

Aksidenti ndodhi mesditën e së martës në rrugën ‘Kastriotët’, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Treshit në Tiranë.

I riu ishte postonte video në “Tik-Tok”, të cilat bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe një mbante tabelë në dorë.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›