Formula 1, Madridi futet në kalendar prej 2025-ës

Në 2003 Fernando Alonso grumbulloi plot 250.000 persona në një shesh të Madridit kur ekspozoi Renault e tij. Që prej asaj dite shumë funsksionarë të bashkisë në fjalë kanë punuar pa pushim për të arritur një marrëveshje historike.
Mësohet se kryeqyteti i Spanjës shumë shpejt do të futet në Botërorin e Formulës 1. Në një deklaratë të ditëve të fundit CEO i Formula 1, Stefano Domenicali ka njoftuar se Çmimi i Madh i Madridit do të futet në kalendarin e Botërorit duke nisur nga ai i 2025-ës.