E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Lavrov: SHBA dhe NATO po krijojnë kërcënim bërthamor

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov , akuzoi Perëndimin për krijimin e një “kërcënimi bërthamor” për vendin e tij me planet për të dorëzuar avionët luftarakë F-16 të prodhimit amerikan për forcat e armatosura të Ukrainë.

“SHBA dhe satelitët e saj të NATO-s po krijojnë një rrezik të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë dhe kjo mund të ketë pasoja katastrofike,” tha Lavrov gjatë një interviste ”.

Ai u shpreh se Rusia nuk mund të injorojë se F-16-të , me të cilët vende të ndryshme kanë njoftuar se synojnë të furnizojnë forcat ajrore ukrainase, pasi janë të aftë të mbajnë armë bërthamore.

“Fakti i thjeshtë që sisteme të tilla do të shfaqen në duart e forcave të armatosura të Ukrainës do të konsiderohet një kërcënim bërthamor nga Perëndimi,” theksoi ai.

Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë gjithashtu skenarët në të cilët Moska planifikon të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë. Kushtet në doktrinën ushtarake të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore janë të njohura, tha ai.

Doktrina ruse për përdorimin e armëve bërthamore përcakton se Moska do t’i përdorë ato vetëm në dy raste: nëse sulmohet me armë bërthamore, ose nëse kërcënohet ekzistenca e vendit.

Trajnimi i pilotëve ukrainas F-16 do të fillojë në gusht në Rumani, thanë zyrtarët dje në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius , kryeqyteti i Lituanisë. Megjithatë, trajnimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të dorëzohen armë të tillë, ndërkohë që nuk është e qartë se sa mund të dërgohen dhe as kur./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›