E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Webber triumfon në Silverstone

Piloti Mark Webber, ka regjistruar fitoren e dytë të sezonit në Formula 1.

Australiani triumfoi në garën për Çmimin e madh të Britanisë së Madhe në Silverstone.

Vetëm katër xhiro para fundit, 36-vjeçari e tejkaloi pilotin e Ferrarit, Fernando Alonso, të cilin e kishte ndjekur gjatë gjithë garës.

Vendin e tretë e zuri Sebastian Vettel.

Legjenda e këtij sporti Michael Schumacher u rendit i shtati, përpara Lewis Hamilton që u pozicionua një vend më poshtë.

Renditja në garën për Çmimin e madh të Britanisë së Madhe:

1. Webber
2. Alonso +3.0 sekonda
3. Vettel  +4.8
4. Massa  +9.5
5. Raikkonen  +10.3
6. Grosjean +17.1
7. Schumacher  +29.1
8. Hamilton  +36.4

Renditja e përgjithshme e pilotëve:

1. Alonso  129 pikë
2. Webber  116 pikë
3. Vettel  100 pikë
4. Hamilton  92 pikë
5. Raikkonen  83 pikë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›