E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula e kompensimit per pensionistet



Anilejda Shembitraku

Rritja e cmimit te bukes gazit dhe energjise elektrike do tu kompensohet te gjithe pensionisteve. Sipas ISSH-se kompensimin ne masen prej 150 lekesh e perfitojne pensionet e pleqerise te invaliditetit dhe pensionet familjare te qytetit. Po keshtu kompensim te te ardhurave mujore te pensionisteve ne masen deri ne 500 leke e perfitojne te gjitha pensionet e pleqerise te plote te pjesshem te reduktuar dhe pensionet familjare te plota e te pjesshme te qytetit.

Llogaritja
Nga formula perllogaritese masen e perfitimit 500 leke ne muaj e perfitojne te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise dhe familjare. Gjithashtu kompensim ne 500 leke ne muaj e perfitojne te gjitha pensionet e pleqerise te plota minimale dhe pensionet e plota familjare minimale. Nderkohe qe deri ne 500 leke ne muaj per te gjitha pensionet e pleqerise dhe familjare qe e kane kufirin deri te shuma e pensionit te plote baze minimal plus 500 leke e cila llogaritet si diference ndermjet kufirit te mesiperm me pensionin e caktuar brenda ketij kufiri kjo e ardhur eshte pjese perberese e pensionit dhe perfitohet se bashku me pensionin.

Pensionet e qytetit
Kompensimi i te ardhurave mujore te pensionisteve te qytetit deri ne masen 760 leke e perfitojne te gjitha pensionet e pleqerise. Masa e perfitimit eshte deri ne 760 leke ne muaj te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise te invaliditetit dhe familjare qe perfitojne nje mase pensioni me te vogel se pensioni baze. Kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve te qytetit ne masen deri ne 195 leke e perfitojne te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise. Te gjitha pensionet e plota minimale te pleqerise invaliditetit dhe familjare te qytetit. Masa e perfitimit deri ne 190 leke ne muaj e perfitojne te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise te invaliditetit dhe familjare qe perfitojne nje mase pensioni me te vogel se pensioni baze. Kompensimi i te ardhurave mujore te pensioneve te qytetit ne masen deri ne 200 leke e perfitojne te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise te invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare te qytetit si dhe te gjitha pensionet e plota minimale te pleqerise invaliditetit dhe familjare te qytetit.

Perfitimi
Personat ne ngarkim te pensionisteve

Ky kompensim jepet per personat ne ngarkim qe ka perfituesi i pensionit te pleqerise invaliditetit dhe familjar. E perfitojne te gjithe pensionistet qe marrin pension qe kane anetare te familjes ne ngarkim dhe qe jane me banim te perhershem ne qytet. Kur kane ne ngarkim femije nen moshen 18 vjec ose deri ne 25 vjec kur vazhdojne shkollen e larte si dhe kur kane persona te tjere ne ngarkim dhe nuk jane me ne marredhenie pune. Masa e perfitimit eshte 414 leke ne muaj per cdo person te familjes ne ngarkim. Gjithashtu nipat mbesat kur nuk i kane prinderit bashkejetojne me pensionistin dhe jane nen moshen 18 vjec ose deri ne 25 vjec kur vazhdojne shkollen dhe 207 leke ne muaj kur nje nga prinderit eshte ne marredhenie pune ose ne pension. Nderkohe qe nuk e perfitojne kompensim pensionistet qe realizojne te ardhura nga veprimtaria ekonomike si te punesuar punedhenes te vetepunesuar ose kane toke ne pronesi.

Fshati
Formula e kompensimit per pensionistet

Kompensimi i te ardhurave mujore te pensionisteve qe perfitojne pension pleqerie invaliditeti dhe familjar fshati deri ne 690 leke ne muaj e perfitojne te gjitha pensionet e pleqerise te plota dhe te pjesshme te gjitha pensionet e invaliditetit te plota te reduktuara dhe te pjesshme si dhe te gjitha pensionet familjare te plota dhe te pjesshme te fshatit. Masa e perfitimit shkon deri ne 690 leke ne muaj per te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise te invaliditetit dhe familjar qe perfitojne nje mase pensioni me te vogel se pensioni baze. Kjo llogaritet si raport i produktit te shumezimit te pensionit te caktuar me 690 leke dhe prodhimi qe del pjesetohet me pensionin baze te miratuar.

Dokumentet
Per kompensim nga personat ne ngarkim

1- Nje fotokopje e leternjoftimit elektronik per personat perfitues.
2- Certifikate familjare.
3- Vertetim nga shkolla.
4- Vertetim nga zyrat e tatimeve taksave dhe nga bashkite dhe komunat per mospasje te aktivitetit.
5- Vertetim nga zyra e punes si punekerkues per personat qe jane ne ngarkim dhe nuk jane ne marredhenie pune si dhe deklarate personale.

Dokumentet
Dokumentet e nevojshme per te perfituar kompensimin nga shtrenjtimit i energjise elektrike jane
1- Nje deklarate personale qe ndodhet prane agjencive lokale te Sigurimeve Shoqerore.
2- Fotokopje e kontrates te energjise elektrike lidhur midis OSSH-se dhe personit.
3- Certifikate familjare.
4- Ndersa per femijet mbi moshen 18 deri ne 25 vjec vertetim qe vazhdojne shkollen.
Masa e perfitimit eshte 500 leke ne muaj. Ky shperblim terhiqet ne posten paguese. Ai jepet me liste-pagese deri me date 31.12.2009 dhe 400 leke ne muaj nga data 1.1.2010 dhe terhiqet ne posten paguese. Shperblimi jepet me liste-pagese.

9 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›