E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazh bashkimi ne 1-vjetorin e Aleances se madhe te ushtarakeve



Dr. Kujtim Cako

Aleanca Kombetare e Ushtarakeve kremton sot 1-vjetorin e themelit te saj

Nje vit eshte pak edhe per jeten e nje njeriu. Por Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise ne keto dite shenon pervjetorin e saj te pare me e fuqishme me e rritur me e pjekur dhe me energjike ne realizimin e misionit te saj per mbrojtjen e te drejtave te mohuara te ushtarakeve per ri-integrimin e tyre dhe realizimin e programit qe iu kemi parashtruar ne shtatorin e vitit 2009 te gjithe bashkudhetareve dhe bashkendjekesve tane.
Padyshim qe ne kete vit te pare e kemi paksa te lehte per te bere bilancin ashtu sic tanime nuk shohim sfida te parealizueshme ne perballjen e problemeve dhe zgjidhjen e ceshtjeve qe shqetesojne secilin prej nesh. Kjo edhe fal perkushtimit te 90 intelektualeve te pare ushtarake veterane nismetare ideatore dhe themelues te perpjekjeve disa mujore te tyre te cilet u bene pjese e sakrificave te perbashketa per zgjidhjen e halleve qe ka secili prej nesh. E gjej te udhes qe sot te permend me respekt te vecante disa prej tyre organizatoreve te spikatur te takimeve te para si zoterinjte Dr. Bashkim Nikolli apo Aleksander Mihali. Si themelues te shoqates nuk mund te mos permenden Maliq Sadushi Zeqiri Mero Veli Llakaj Fatosh Voshtina Aliko Laze Bajram Mana Arqile Veshi Eqerem Osmani Novrus Turku Xhemil Cela Qirjako Dhima e shume shoke te tjere te nderuar. Sot ne kujtojme me respekt te vecante te gjithe shoket tone ushtarake qe qene viktima te te ashtuquajturve grupe puciste viktima te luftes se klasave te lirise se fjales te cilet kane vuajtur nje jete te tere ne ferrin e burgjeve apo internimeve te diktatures. Disa prej tyre i kemi mes nesh si modele te pazevendesueshme te integrimit te vlerave te ushtarakeve shqiptare. Nuk mund te rri pa permendur zevendespresidentin e Aleances Prof. Gjergj Titani apo nenkryetarin e deges se Tiranes z.Neim Muho. Keta dhe shume te tjere perfaqesojne nje vlere te vecante per komunitetin tone
dhe tere shoqerine demokratike si simbole te demokracise sone.
Aleanca nuk mund te ishte kjo qe eshte pa punen dhe sakrificat e 15 kryetareve te shoqatave qe koordinojne e bashkerendojne punen apo kryetaret e degeve ne rrethe. Nder aktivistet me te dalluar mund te permendim zoterinjte Prof. Shyqyri Kondi Prof. Agim Binaj Pellumb Zaimi Vladimir Dudushi Shezai Osmani Ismail Shulku Nevzat Bozhani Enver Osmani Xhevat Kociu Gani Elezi Tomorr Hazizi Hysen Vrapi Ilir Curri Enver Llakaj Lefko Petrovksi Adem Dino Qemal Bajrami Stavri Cojo e shume e shume te tjere. Por Aleanca ka shume e shume drejtues te tjere mbeshtetes dhe simpatizante. Ajo e ka deren te hapur per kedo qe perqafon kauzen tone dhe kurdo.
Tashme ne po behemi partner serioz ne negociatat me te gjitha institucionet e shtetit per diskutimin dhe gjetjen e zgjidhjeve qe kane ushtaraket sot. Natyrisht raportet me te mira jane ndertuar me strukturat drejtuese te Ministrise se Mbrojtjes ku presim qe se shpejti te nenshkruajme nje marreveshje dypaleshe. Ndertimi i nje dialogu serioz dhe profesional me te gjitha institucionet e shtetit si Qeveria Kuvendi ISSH-ja etj. mbetet prioritet per ne pasi aty do te qajme hallet tona aty do te marrim pergjigje. Ne jo pak raste nuk ka munguar as heshtja prej tyre por ne jemi te vendosur dhe te hapur per te pranuar partneritete dhe mbeshtetje me kedo qe kontribuon ne zgjidhjen e problemeve te ushtarakeve.
Nje nga shkeljet flagrante te te drejtave te njeriut eshte edhe fakti qe per rreth 6 vjet deri ne 1 Janar 1999 asnje pensionist nuk mori asnje qindarke. Ne ate kohe filloi pagesa e pensionit te pleqerise me nje shifer qesharake 3.800-4.000 leke dhe nje pensionist ushtarak ne pension te parakohshem mori nje pagese prej 8.000 lekesh. Apriori ky nivelim me tere profesionet e tjera nuk mbajti parasysh aspak kontributet e derdhura te sigurimeve shoqerore te cilat kane qene te diferencuara sipas pagave referuese dhe vjetersise se sherbimit respektive per cdo ushtarak.
Per te gjitha keto shkelje dhe shume e shume te tjera ne i jemi drejtuar Qeverise Kryeministrit dhe ministrave te Ekonomise dhe te Mbrojtjes qe te ofrojne zgjidhje te tjera alternative duke perfshire edhe te drejten e privatizimit te objekteve qe kane qene ne perdorimin e Forcave te Armatosura deri para pak muajsh. Kemi kerkuar rimbursimin e barnave per ushtaraket per pajisjen me dokumentin e identifikimit ushtarak per ekuivalentimin e gradave ushtarake sipas funksioneve te kryera e te tjera. Ne kemi dale ne mbrojtje te te drejtave edhe te ushtaraket aktive te kolegeve tane qe marrin pjese ne operacionet paqeruajtes kudo ne bote.
Pak dite me pare Keshilli i Ministrave miratoi nje vendim i cili ishte cungim i te drejtave qe na i jep edhe vendimi me i fundit i Gjykates Kushtetuese. Ne e ngritem zerin dhe kerkuam rishikim e te gjitha kerkesave tona te ligjshme.
Ne kerkojme te bashkepunojme me qeverine dhe institucionet ekzekutive te vartesise per keto probleme ne menyre transparente ne kushtet e nje informacioni te plote dhe ne kohe me pjesemarrjen e te gjithe specialisteve ushtarake per tu pasqyruar realisht kerkesat dhe te drejtat ligjore te tyre.
Duke shfrytezuar rastin pershendesim Gjyqesorin dhe Zyrat e Permbarimit sidomos Gjykaten Kushtetuese per vendimin e vitit 2010 dhe Gjykatat e Tiranes dhe te rretheve per vendimet e drejta te tyre pasi iu rikthyen nje te drejte te mohuar mbi 200 ushtarakeve ne mbare vendin. Keto vendime nuk jane zbatuar kurre nga organet e sigurimeve shoqerore dhe nuk eshte bere aktualizimi i kartelave me pensionin e rillogaritur te paguar nga zyrat e Permbarimit. Ne kemi kerkuar nga Gjykata e Larte qe te marre ne shqyrtim kerkesen tone per marrjen e nje vendim unifikues per te gjitha rastet pa qene nevoja te zhvillohen gjyqe te tjera per cdo ushtarak.
Tashme dihet se per pensionet e ushtarakeve jane shkelur disa parime kushtetuese si parimi i barazise parimi i se drejtes se fituar parimi i sigurise juridike e te tjera.
Miratimi i dy ligjeve organike-baze Per statusin e ushtarakut ne vitin 1991 dhe 2004 kane qene arritje per komunitetin e ushtarakeve. Ato jane miratuar ne mbeshtetje te cilesuar duke marre votat e te gjitha kraheve te politikes. Por ky vullnet i mire bie ne kundershtim me miratimin e nje sere paketash ligjore qe kane rene ndesh me ligjet organike.
Sot shoqata jone flet ne emrin dhe mendjen e mbi 5000 anetareve zyrtare te saj pa llogaritur familjet e ushtarakeve apo simpatizantet e shumte anembane vendit. Objektivi per te ardhmen eshte shume ambicioz. Ka vlere te theksohet se te kjo shoqate ka vend per te gjitha kategorite e ushtarakeve dhe akoma me teper per ushtaraket aktive qe mund te bashkohen ne te ardhmen me ne.
Aleanca ka synuar ne bashkimin e te gjithe ushtarakeve te perpjekjeve te tyre ne mbrojtjen me nje ze te te drejtave te tyre. Kjo nuk zevendeson nuk dublon dhe nuk suprimon ekzistencen e shoqatave te tjera perkundrazi fuqizon aktivitetin dhe veprimtarine e tyre. Ata kane zerin e tyre dhe ne kemi zerin tone te gjithe per nje qellim te perbashket.
Aleanca jone eshte me vizione te qarta. Ajo ka luftuar edhe shfaqjet sporadike te percarjes apo mllefeve mes brezave te ushtarakeve qe vijne me teper nga e kaluara eshte perpjekur per ti bashkuar ushtaraket ne shoqata jo-partiake dhe jo-qeveritare.
Kjo shoqate ka bere dhe do te beje edhe ne te ardhmen avokatine per te gjitha kategorite e ushtarakeve bashkimin rreth vetes pa asnje dallim dhe mbrojtjen juridike te tyre. Ftesen me te sinqerte ua kemi bere edhe organizmave partnere dhe mediave te cilat na kane mbeshtetur. Edhe botimi i gazetes tone te permuajshme Aleanca e Ushtarakut eshte nje vlere qe po rrit imazhin dhe po transformohet per te qene nje tribune e vertete ne paraqitjen e shqetesimeve tona dhe sensibilimin e tyre ne opinionin publik.
Objektivi yne eshte shtrirja e Aleances Kombetare te Ushtarakeve te Shqiperise ne shume vende te Europes dhe ne mbare boten duke ngritur grupet e lobimit dhe percjelle zerin tone qofte tek ushtaraket emigrante ne Greqi Itali dhe gjetke qofte duke ndertuar partneritete te fuqishme ne vendet qe jane pjese e Aleances se madhe te vlerave euro-atlantike.
Ne kete rrugetim ka edhe veshtiresi te cilat duhet ti themi hapur pasi vetem keshtu mund te marrin zgjidhje. Na mungojne burimet financiare dhe mbeshtetja e shtetit qofte per te pasur anetaret e shoqates tone disa mjedise per zyra ku ushtaraket jo vetem te mblidhen por te krijohet mundesia e ndertimit te qendrave qe tiu pergjigjen kerkesave qe ka komuniteti yne sot te riintegrohen me kerkesat e kohes. Ne kemi bere apelin e sinqerte per ndihme jemi ne kerkim te sponsoreve dhe po ngreme binjakezime me shoqatat e tjera homologe.
Sot Aleanca dhe te gjithe ushtaraket flasin ne emrin dhe te drejtat e nje vendi anetare te NATO-s te nje vendi qe pret per te marre statusin e vendit kandidat. Ne kete rruge shoqata jone ecen me ritmet e kohes. EUROMIL nje organizate prestigjioze europiane per mbrojtjen e te drejtave te ushtarakeve na ka hapur portat na kane ftuar dhe na kane ofruar vendin e nderit. Bashke me organizatat simotra ne cdo vend anetare te NATO-s apo BE-se jemi me te forte dhe me kurajoze per te gjetur te gjitha zgjidhjet per ceshtjet tona te drejta brenda dhe jashte vendit.
Ne kete 1-vjetor mesazhi yne eshte Ushtarake dhe shoqata Bashkohuni me ne ne mbrojtje te te drejtave tona. Ky apel ka per te qene edhe ne vitet ne vijim pasi ne ofrojme filozofine e bashkimit per te zgjidhur problemet e secilit prej qytetareve te ketij vendi qe ka sherbyer gjithe jeten nen arme ne ofrojme filozofine e integrimit dhe ri-integrimit ne dime dhe jemi te afte qe te negociojme me te gjithe pa kushte dhe pazare per zgjidhjen e problemeve tona. Kjo na jep force dhe energji per te qene me te forte dhe me te dobishem per secilin prej ushtarakeve dhe per vendin sot dhe neser.

Autori i shkrimit eshte president i Aleances Kombetare te Ushtarakeve te Shqiperise

8 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›