E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula qeverisese ne Janar

Marreveshja mes PDK-se dhe LDK-se per formimin e koalicionit qe do te qeverise Kosoven, do te zyrtarizohet ne janar te vitit te ardhshem. Keshtu pohojne mediat kosovare te cilat i referohen zedhenesit te PDK-se, Jakup Krasniqi. Sipas ketij te fundit vendimi eshte marre nga vete kryeministri i ri Hashim Thaci dhe presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu.
Mesa duket PDK-ja, e cila fitoi shumicen e votave ne zgjedhjet e 17 nentorit, nuk mund te leshoje pe disa prej kerkesave qe i ka bere aleatja e saj ne koalicion lidhur me emrat qe do te drejtojne disa prej ministrive. Kete gje e tregon fakti se gjate ketyre diteve pritje, nuk patur asnje deklarate nga Partia Demokratike e Kosoves. Nga ana tjeter LDK-ja deklaron se nuk eshte ajo shkaktarja e zvarritjes per krijimin e qeverise se re. Pas mbledhjes se kryesise te zhvilluar nje dite me pare, nenkryetari i kesaj partie Eqrem Kryeziu tha se LDK-ja kerkon konstituimin e perberjes se re te Kuvendit te Kosoves, brenda afateve te parashikuara ne Kornizen Kushtetuese. Gjate mbledhjes, kryesia e partise e perkrahu ne parim marreveshjen per koalicion me Partine Demokratike, por tha se tani pritet nenshkrimi konkret i saj per ndarjen e ministrive. Nenkryetari i LDK-se, Eqrem Kryeziu, tha se tani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›